Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit nga zyrtarë të lartë shtetëror dhe përfaqësues politikë, të cilat i ka cilësuar si të pamatura dhe të rrezikshme për rendin kushtetues.
Në një reagim zyrtar, Gjykata shpreh shqetësimin e saj lidhur me përpjekjet për të ushtruar presion ndaj punës së saj, duke theksuar se pavarësia e saj nuk është një privilegj i gjyqtarëve, por një shtyllë themelore e shtetit të së drejtës.
“Asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e Gjykatës. Çdo përpjekje për presion ndaj gjyqtarëve kushtetues përbën cenim të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në deklaratë.
Gjykata ka theksuar se vendimet e saj mbështeten vetëm në Kushtetutë, praktikën gjyqësore dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa çdo përpjekje për të relativizuar apo paragjykuar këto vendime është konsideruar si “e papërgjegjshme dhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”.
Duke bërë thirrje për respektimin e pavarësisë së saj, Gjykata Kushtetuese ka apeluar që të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues.
“Vetëm përmes respektimit të këtij parimi mund të garantohet një shoqëri e drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës”, përfundon reagimi.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para