Ambasdadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, në një intervistë për KoSsev ka folur edhe për pretendimet e deputetes britanike Alicia Kearns se Kisha Ortodokse Serbe është përfshirë në kontrabandë të armëve.
Abott ka thënë se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndanë qëndrimin e njejtë me KFOR-in dhe se s’ka asnjë provë për diçka të tillë.
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prizren, lëndohet një person (FOTO)
Diplomati britanik ka thënë se Kearns ka vepruar në mënyrë të pavarur nga Qeveria britanike dhe se informacionet nuk i ka marrë nga Qeveria.
Abott ka thënë se ato që ka thënë Kearns nuk janë informacione që kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme dhe sipas Abott deklarimet e saj janë përgjegjësia e Kearns.
“Nuk janë informacione që i kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme. Po, ajo ka punuar më parë për Ministrinë e Jashtme dhe Commonwealth. Mendoj se ka punuar edhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Por me këto akuza të veçanta, përgjegjësia është vërtet e saj”, ka deklaruar ai.