Botapress, 11 Maj – Aktivisti i VV-së, Naser Shatri i është drejtuar me një kërkesë të shkruar në formë mjaftë të ashpër ministrit të Brendshëm që vjen nga kjo parti, Xhelal Sveçla.
Me anë të një postimi në Facebook, Shatri ka thënë se policia kufitare e Kosovës po tregohet neglizhente ndaj veprimeve provokuese serbe, shkruan lajmi.net.
Madje, sipas tij, nëse Sveçla nuk vepron dhe nuk shton patrullat në veri, duhet ta lirojë postin e ministrit.
Postimi i plotë:
Policia Kufitare e Kosovës neglizhente ndaj veprimeve provokuese serbe. Nëse vazhdon kështu që huliganët serbë të provokojnë atëherë popullata shqiptare duhet të armatoset dhe vullnetarisht të patrollojë si në kohë lufte. Kërkoj nga Xhelal Sveçla si Ministër i Brendshëm që është që sa më parë të shtojë patrullat në Zubin Potok dhe Bjeshkët Mokën, Jerebi, Corrovod etj duke e pasur nën kontrollë gjendjen e sigurisë ose le ta lirojë postin e Ministrit të Brendshëm. Pra Ministri Xhelal Sveçla ka dy rrugë, ose të shtojë patrullat në atë rajon ose le ta lirojë postin e ministrit të Brendshëm. Me respekt Kapiteni në reserve. .