Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë aktivizuar pas tensioneve të fundit politike.
Ata janë hedhur në mbështetje të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, kur presionet ndërkombëtare por edhe vendore janë rritur ndaj saj, për ta shtyrë vendimin për targat dhe për ta menaxhuar situatën e tensionuar në veri.
Haxhiu konfirmon se vizita e saj në SHBA është shtyrë dhe jep një lajm për vizat
Një prej aktivistëve të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet, Valdrin Ahmeti ka çuar një mesazh te ata që e kërkojnë themelimin e Asociacionit.
Ai ka shkruar se atyre që u pëlqen “Zajednica”, duhet që ta bëjnë në vendet tyre.
“Kujt i pelqen aq shume zajednica, le te beje ne vendin e tij. Vendi jone nuk eshte eksperiment per askend!”, ka shkruar aktivisti Ahmeti.