Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë për rastin e ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Lidhur me këtë ka reaguar, Vullnet Bugaqku nga KDI. Bugaqku, ka thënë se ky aktgjykim ka sqaruar ‘’katër elemente me rëndësi’’. Së pari, ka theksuar Bugaqku, gjykata ka sqaruar se as kryetari i Kuvendit, por as deputetët e shumicës shqiptare, nuk kanë të drejtë që me taktika procedurale ta diktojnë dhe devijojnë cilësinë e përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
‘’ Së dyti: Zgjedhja e një nënkryetari të Kuvendit të Kosovës është e lidhur ekskluzivisht me të drejtën e propozimit që e ka një grup parlamentar ose një shumicë e caktuar e deputetëve’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Më tej, ai ka thënë se në aktgjykim sqarohet se, votimi deri në tri herë për një kandidaturë mund të përsëritet për aq kohë sa nuk është konsumuar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, dhe se, mekanizmi debllokues, si procedura e shortit, është rregull përjashtimor që aplikohet vetëm në rastet kur nuk ka fare propozim kandidatësh.
Postimi:
Bazuar në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe arsyetimet e tërësishme, Gjykata Kushtetuese përfundimisht sqaroi katër elemente me rëndësi sa i përket procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të komuniteteve jo shumicë të Kuvendit.
Së pari: Gjykata sqaroi se as kryetari i Kuvendit, por as deputetët e shumicës shqiptare, nuk kanë të drejtë që me taktika procedurale ta diktojnë dhe devijojnë cilësinë e përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
Së dyti: Zgjedhja e një nënkryetari të Kuvendit të Kosovës është e lidhur ekskluzivisht me të drejtën e propozimit që e ka një grup parlamentar ose një shumicë e caktuar e deputetëve.
Së treti: Votimi deri në tri herë për një kandidaturë mund të përsëritet për aq kohë sa nuk është konsumuar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Së katërti: Mekanizmi debllokues, si procedura e shortit, është rregull përjashtimor që aplikohet vetëm në rastet kur nuk ka fare propozim kandidatësh nga grupi i caktuar parlamentar që e ka të drejtën e propozimit.



Të tjera
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane