Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar tre qytetarë të nacionalitetit serb në veri të Kosovës.
Arrestimet kanë ndodhur në komunat e Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, bazuar në raportimet e mediave lokale në veri.
Rasti i 3-vjeçarit, Gjykata merr këtë vendim ndaj dy të dyshuarave
Tre të arrestuarit dyshohen për krime lufte ndaj popullatës civile, tha Prokuroria Speciale në një komunikatë për media të mërkurën.
“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Prokurorisë.
Me Aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.