Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:05, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm.
Përmes një njoftimi në Facebook nga Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) thuhet se ky aksion u realizua nga FPSRK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut.
Tutje thuhet se ky operacion kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.
“Sot, më datë 29 shtator 2025, rreth orës 10:05, Kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, ka ndërmarrë një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës. Ky aksion është realizuar me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe respektimit të rregulloreve në fuqi që ndalojnë shitjen e paligjshme të peshkut të egër dhe jashtë sezonit. Dëshirojmë të shprehim falënderimet më të sinqerta për Policinë e Kosovës për asistencën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional në realizimin e këtij operacioni”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive