Policia e Kosovës ka zhvilluar dy aksione të ndara në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Petrit Bytyqi”, të dielën rreth orës 21:30, ku gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 56.44 gram marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Ymer Çengaj”, rreth orës 23:00, ku gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 0.91 gram kokainë, 0.28 gram fara kanabisi, disa doza marihuanë me peshë 8.48 gram, foli alumini dhe një peshore elektronike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në