Aksion i Policisë në Podujevë: Bastiset shtëpia e një të riu

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar dje në Podujevë, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia, ku si rezultat është sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në një shtëpi në rrugën “Ahmet Popova”, pas një informacioni operativ që çoi në dyshime për posedim të substancave narkotike.

Me autorizim të Prokurorisë, Policia ka kryer në shtëpinë e një të riu të dyshuar për përfshirje në aktivitet me narkotikë.

Gjatë kontrollit në njërën nga objektet përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar 12 gramë marihuanë, një peshore digjitale, 22 qese plastike të vogla dhe një pako rizlla – që përdoren për paketimin dhe konsumimin e substancave narkotike.

I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi në momentin kur është kryer aksioni, por ndaj tij është lënë ftesë për paraqitje në stacionin policor.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Të tjera

Aktuale

Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi

Një incident kishte ndodhur në studion

Aktuale

Zbulohet domethënia e “NEWBORNIT” për 18 vjetorin e pavarësisë

New Born”, simboli artistik i pavarësisë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Paga e 13 pritet të dalë në fund të marsit

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes