Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar dje në Podujevë, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia, ku si rezultat është sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në një shtëpi në rrugën “Ahmet Popova”, pas një informacioni operativ që çoi në dyshime për posedim të substancave narkotike.
Me autorizim të Prokurorisë, Policia ka kryer në shtëpinë e një të riu të dyshuar për përfshirje në aktivitet me narkotikë.
Gjatë kontrollit në njërën nga objektet përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar 12 gramë marihuanë, një peshore digjitale, 22 qese plastike të vogla dhe një pako rizlla – që përdoren për paketimin dhe konsumimin e substancave narkotike.
I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi në momentin kur është kryer aksioni, por ndaj tij është lënë ftesë për paraqitje në stacionin policor.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët