Një aksion i madh policor po kryhet në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe në disa lokacionetë tjera, për arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve, konfirmuan burime pranë hetimit për MIA, transmeton Portalb.mk.
Ekipet policore që në mëngjes kanë qenë të pranishme në Hasanbeg dhe sipas burimeve të MIA-s, deri tani janë arrestuar 12 persona, përfshirë një polic.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se aksioni është duke vazhduar akoma, ndërsa informacione më të hollësishme do të ketë pas përfundimit të aksionit.