Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka organizuare një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Ferizajt.
Gazeta Express merr vesh se në secilin rast kur inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mos pajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim.
Dhunë në kopshtin “Nina” në Mitrovicë: Nëna denoncon se ia rrahën fëmijën me nevoja të veçanta
Sasia totale e produkte të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera.
Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur ( vulosur), dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes) Kushtet teknike sanitare higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë̈ dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë̈ sasisë̈ se ndaluar.
Tregtimi i mishit do të jetë prioritet në kontrollet në vazhdim në gjithë Kosovën./Gazeta Botapress.info/