Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes.
Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Vetura e Bonazhiqit është rrokullisur në krah, ndërsa kombi të cilin e ka goditur ka dalë jashtë rrugës.
Zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic, raportoi se ministri Banozhiq ka pësuar lëndime serioze trupore si pasojë e aksidentit, por se është jashtë rrezikut për jetë.
“Ministri ka pësuar lëndime serioze trupore, sipas vlerësimeve të para të doktorëve, por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Milic, raporton “Index.hr”.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/11/image-59.png)
Ai tha po ashtu se Banozhiq ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Vinkovcit dhe se ai do të transferohet në spitalin e Osijekut.
Drejtori i Spitalit të Vinkovcit, Krunoslav Shpoçiq, ka konfirmuar për transmetuesin publik kroat HRT se ministri “lëndime kryesisht në kokë dhe tru, por tani për tani ai është i vetëdijshëm”.
Qeveria kroate i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që vdiq në aksident.