Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Tiranës.
Siç raportojnë mediat shqiptare, në rrethrrotullimin pranë një qendre tregtare, autobusi i linjës së Petrelës u përplas me një automjet.
Për pasojë janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te Trauma. Nuk dihet ende gjendja e personave të plagosur, teksa pritet njoftimi i policisë për këtë ngjarje./Botapress.info/