Rreth orës 22:00 në vendin Veliki Kupci afër Krushevcit, një autobus i kompanisë “Zhitia tours” ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur.
Bëhet fjalë për autobusin që udhëton në linjën Prishtinë – Grac i Austrisë.Nga kompania “Zhitia Tours” kanë bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona që kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas tyre shkak i aksidentit, ka qenë rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike. Sidoqoftë mediat serbe raportojnë se janë 11 të lënduar nga ky aksident./Botapress.info/