Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në fshatin Sekiraqë të Podujevës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personat e lënduar tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal..
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në