Si pasojë e një aksidenti trafiku në Mitrovicë, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona nga lëndimet e marra, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu.
Fazliu tha se “5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK”.
Ai shtoi se “për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo