Kompania Trainkos, ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në Jagodë të Klinës, ku një person vdiq e tre të tjerë u lënduan, pasi një veturë u godit nga treni.
Përmes një komunikate, kjo kompani bëri të ditur se sipas raportit fillestar aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit nga drejtuesi i veturës.
Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thuhet në njoftim.
Trainkos, apelon për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.



Të tjera
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është
Aktuale
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në