Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të mërkurën e 14 majit në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare me Shqipërinë, Morinë.
Lajmin për Klankosova, e kanë bërë të ditur nga njësia e autostradave të Kosovës.
“Me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve. Kërkojmë vigjilence nga pjesëmarrësit ne trafik dhe respektim te rregullave ne mënyrë qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, njofton policia



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir