Një person humbi jetën dje në Treboviq të Pejës si pasojë e një vetaksidenti, ndërsa dy të tjerë morën lëndime të rënda.
Policia sot tha se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Personi që vdiq ishte pasagjer, ndërsa lëndime mori pasagjeri tjetër dhe shoferi.
“Fsh. Treboviq, Pejë / 02.07.2025 – 00:02. Raportohet se ka ndodhur vet aksident trafiku, ku si pasojë një mashkull kosovar (pasagjer në veturë) ka humbur jetën, ndërsa dy meshkuj tjerë kosovarë (shoferi dhe një pasagjer tjetër) kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në