Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më herët në Tunel të Parë në Mitrovicë.Nga ky aksident janë lënduar tre persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar sonte rreth orës 19:40, në në fshatin Tunel i Parë të Mitrovicës. Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka thënë Zahiti./Botapress.info/