Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën A3 në Frankfurt, Gjermani.
Sipas mediave gjermane, një 25-vjeçar shkaktoi përplasjen masive mes nëntë automjeteve teksa tentonte të kalonte një veturë në të djathtë dhe më pas u kthye në shiritin e majtë, duke goditur një tjetër automjet që përfundoi në kahun e kundërt të rrugës.
Një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një 38-vjeçar ndërroi jetë në spital. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së