Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha për Reporteri.net zëdhënësi i policisë, Agron Boroci.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në