Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Dy vetura janë përfshirë në një aksident të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’. Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente. Tashmë me rastin po merren edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës./Botapress.info/