Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Petroc të Kamenicës, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani./Botapress.info/