Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në orët e pasdites në rrugën ‘Agrim Ramadani’ në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Sipas tij, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në