Një aksident ka ndodhur dje në Rahovec, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Policia njofton se shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Edhe shoferi i veturës është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ai është ndaluar për 48 orë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. UÇK, Rahovec / 02.11.2025 – 20:25. Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i