Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Ratkoc të Rahovecit.Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.
Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.
Tmerrohet familja në Fushë Kosovë: 32-vjeçarja hidhet nga ballkoni i banesës, shpëton mrekullisht
Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë.Lexuesi që e ka dërguar videon, ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.
Pamjet janë publikuar nga RahoPress.