Aksident në Prishtinë, vetura humb drejtimin dhe dëmton 8 automjetet e parkuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës, si dhe 8 automjete të tjera të parkuara përpara një qendre tregtare në Kalabri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nga ky aksident është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Të tjera