Botapress 23 Qershor – Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë.Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/