Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren- Morinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Express se një person ka vdekur.
“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VË Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.”
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Policisë dhe prokurori kujdestar.
“Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve. Kërkojmë vigjilence nga pjesëmarrësit ne trafik dhe respektim te rregullave ne mënyrë qe te shmangen rastet e tilla tragjike.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen