Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në pjesën mes Suharekës dhe Prizrenit.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Policia e Kosovës është duke u marrë me aksidentin. /Botapress.info/