Sonte ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni në Komoran. Nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar një person, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Këto informata i dha për Gazetën zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.