Aksident mes tri veturave në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, dy të lënduar

Sot rreth orës 12:30, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjalin,  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal.“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive