Aksident mes pesë automjeteve afër Komoranit, disa persona të lënduar

Sot në mesditë një aksident ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë afër Komoranit, ku janë përfshirë 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kështu tha për Express zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku ku te përfshira kane qene 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet kompetente policore per menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marr me procedurat e nevojshme te vendit te ngjarjes dhe identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti. Sot ka pas raportime edhe per aksidente tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet ne dispozicion.”

Ai ka bërë apel te pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm.Apelojmë tek të gjithë pjesmarrsit në trafik në veqanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogelohet dukshmeria dhe rrugët bëhen të rreshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndermerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njesitet relevate te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor.”

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive