Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në fshatin Joviq të Malishevës, ku si pasojë ka vdekur një person.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.
“Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.