Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Studentët në Kosovë dhe Shqipëri tregojnë arsyet që po i shtyjnë të emigrojnë drejt shteteve tjera
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.