Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/07/361627603_111444038686208_7607989021609629593_n.jpg)
“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, theksoi ai.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/07/361673616_1470795283675012_8343619044155732446_n.jpg)