Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës. Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj tek rrethi në Çagllavicë, shkruan Botapress.info
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, deri tan inga aksidenti janë raportuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Botapress.info/