Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Nagavc në Rahovec, ku një veturë ka goditur dy persona.
Një nga personat, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, personi tjetër ka marrë lëndime trupore, dhe se ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa shoferi i makinës është ndaluar për 48 orë.
‘’Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore.
Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lendime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësorë.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin bazuar në procedurat policore’’, ka njoftuar policia



Të tjera
Aktuale
Rrahje në restorant ” Evropa” në Podujevë, tre persona përfundojnë në ndalim
Një rast i lëndimit të lehtë
Ekskluzive Lajme
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në operacionin kundër Iranit – pamje
Një javë pas nisjes së operacionit
Lajme Opinione
Adriana Matoshi e VV’së kthehet në skenë, e godet Vjosa Osmanin
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka