Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje mes dy veturave te penda e liqenit të Livoqit në Gjilan, ku si pasojë e lëndimeve të marrë ka vdekur një grua.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.
“AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET – Rr. Prishtinës te penda e liqenit të Livoqit, Gjilan / 17.07.2025 – 16:05. Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në