Një aksident komunikacioni rrugor me pasoja serioze ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shushicë të komunës së Graçanicës, ku dy automjete janë përplasur me forcë, duke lënë dy persona të lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2025, rreth orës 22:30, ku janë përfshirë një veturë VW Golf me ngjyrë të zezë dhe një Mercedes ngjyrë hiri.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, shoferi i automjetit Golf, M. M. rreth 29-vjeçar nga fshati Shushicë, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Graçanicës.
Ndërkohë, më keq kanë përfunduar personat në veturën tjetër – shoferi H. B. rreth 69-vjeçar dhe pasagjerja R. B. rreth 53-vjeçar që sipas informatave janë banorë të fshatit Shashkovc, komuna e Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në QKUK – Emergjencë, ku sipas mjekëve, H.B. ndodhet në gjendje të rëndë, pa vetëdije, dhe po vazhdon trajtimin intensiv.
Policia dhe njësitet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet teknike. Sipas informatave, fillimisht gjendja e shoferit të Mercedesit nuk ka qenë kritike, por është përkeqësuar gjatë trajtimit mjekësor.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në