Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Shtedim të Podujevës
Siç mëson Llapi.info, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Gazeta është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.