Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, në rrugën Gjakovë-Klinë.
Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur konkretisht tek Kodra e Vraniqit.
“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.