Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Rahovec, konkretisht në fshatin Bernjake.Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë./Botapress.info/