Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduar kanë mbetur 5 persona.
“Të lënduarit janë kryesisht të moshave të reja, dhe lëndimet janë të lehta. Gjendja e tyre është stabile“, ka thënë Dr.Sadri Hulaj nga Spitali i Prizrenit./Indeksonline/