Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Kijevë të Malishevës.
Në pamjet e publikuara shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
![2 5](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/01/2-5.jpg)
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.