Në një aksident trafiku në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës, ndërsa një tjetër polic ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, tha ai.
Lojërat e Vuçiq, liroi 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën, çfarë ndodh tash?
Një zyrtar i PK-së ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.
“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani./Botapress.info/