Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe nje person kembesor jane perfshir ne kete aksident. Njesitet kompetente kane dal ne vendin e ngjarjese dhe pas raportimeve tjera do te njoftoheni per detajet”, tha Hoxha.