Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, vetura bëhet “llom”

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.

Po ashtu, ka dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet për të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

 

 

 

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive